PËRFSHIHET NGA ZJARRI AUTOBUSI I NOVI PAZARIT NË HAN TË ELEZIT

Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.

Autobusi mori flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar pasi që arritën që të dalin nga autobusi.

KosovaPress ka siguruar fotografi të autobusit i cili mori flakë. Ai është i tëri i djegur./KP