PËRFSHIHET NGA ZJARRI NJË PJESË E MALIT TË RUGOVËS

Mbrëmjen e së premtes zjarret përfshinë malin e Rugovës në Pejë. Për këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar se i gjithë zjarri u shua pasi u hedhën topa të ujit.

Atje qëndruan edhe FSK dhe KFOR.

Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarët.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR-i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente” tregon ai.

Për arsye të temperaturave të larta Gashi u ka bërë apel qytetarëve të cilët dalin në bjeshkët e Pejës dhe të Istogut të kenë kujdes sepse mund të ndizen zjarre.

“Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse edhe temperaturat janë të lartë dhe lehtë mund të ndizen zjarre”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes mbrëmjen e së premtes doli edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për zjarret, po të njëjtën natë është raportuar edhe në Jugun e Shqipërisë. /KP