PËRLESHJE FIZIKE MES GJASHTË PERSONAVE NË FERIZAJ

Për shkak të motiveve të panjohura 6 persona të ndarë në dy grupe  janë përfshirë në një përleshje duke u rrahur mes veti në Ferizaj. E sipas policisë si pasojë e përleshjes të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësorë dhe po ashtu 4 prej tyre  iu është caktuar masa e ndalimit policor.

“Gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të ndarë në dy grupe, për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje (rrahje) në mes veti. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër (4) prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor” bënë të ditur policia.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/