PESË RASTE TË KËRCËNIMIT NDAJ INSPEKTORËVE TATIMOR

Për herë të pestë brenda këtij muaji inspektorët tatimor kërcënohen dhe sulmohen fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti i fundit ka të bëjë me kërcënimin e dy inspektorëve të ATK-së nga regjioni i Prizrenit, të cilët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë kërcënuar nga një tatimpagues.

ATK ka sqaruar se rasti në fjalë është raportuar tek organet kompetente.

“ATK u bënë me dije të gjithë tatimpaguesve se aktivitetet për të cilat kemi obligim ligjor ti zhvillojmë, ATK-ja fuqishëm do të vazhdon t’i kryejmë në mënyrë profesionale, dhe pa u ndikuar asnjëherë nga askush pavarësishtë sjelljeve dhe situatave si këto të fundit. Siç ju kemi njoftuar edhe nga komunikimet e kaluara, ATK shpeshherë në aktivitetet e saj është dashur që të ketë asistim nga Policia e Kosovës, pasi që në disa raste kemi hasur në rezistencë të tatimpaguesve për të kryer detyrat zyrtare. Andaj, me qëllim te zbatimit të drejtë dhe njëtrajtshëm të ligjit ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik, ftojmë organet kompetente që t’i trajtojnë në mënyrë efikase këto raste”, thuhet në njoftim./KP