PISHINA “GËRMIA” HAP DYERT, KËTO JANË ÇMIMET (VIDEO)

Qytetarët e Prishtinës nga sot do të kenë mundësi të shfrytëzojnë pishinën e Gërmisë. Pas një viti mbylljeje për shkak të pandemisë COVID-19, ambienti i bukur i Gërmisë do të jetë i hapur, por duke respektuar rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing” që menaxhon pishinën “Gërmia”, Liridon Llapashtica tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur vizitorët.

Llapashtica: Po hapemi pas një viti

“Padyshim po vijmë pas një periudhe shumë të vështirë edhe një viti të izoluar për shkak të pandemisë dihet botërisht ka ndodh kjo. Edhe vitin e kaluar jemi përball me këtë situatë edhe kemi punu me një intensitet shumë të ulët po këtë vit masat edhe virusi po shihet se ka humbur fuqinë e tij masat janë liruar edhe sot është dita zyrtare cila është bërë hapja e pishinës së Gërmisë”, tha ai.

Qytetarët e Prishtinës që këtë verë do të frekuentojnë pishinën Gërmia, do të detyrohen të paguajnë 2 euro për hyrje, ndërsa 1 euro për fëmijë, aq sa ishin edhe viteve të kaluara.

Llapashtica: Distanca do të respektohet, dhe çmimet mbesin të njëjta

“Pandemia është ende prezente, dhe ne po i përmbahemi rekomandimeve që kanë dalë prej institutit të shëndetit publik dhe MSH-së, distanca do të respektohet…1:39 është viti i 7 apo i 8 rresht që janë me të njëjtat çmime që operon pishina e Gërmisë, çmimet për qytetarë janë ato të kaluarat 2 euro për persona të rritur, 1 euro për fëmijë”, tha ai

Për sigurinë e qytetarëve, do të kujdesen 10 shpëtimtarë këtë vit. Andi Katanolli student i edukimit fizik dhe sportit tha se këtë vit është rritur numri i shpëtimtareve, për t’u ofruar kështu qytetarëve më shumë siguri.

Andi Katanolli: Siguria do të jetë më e madhe këtë vit

“Jam këtu në pishinën e gërmisë sot në rolin e koordinatorit, jemi caktuar nga pishina Gërmia nga drejtori Liridon Llapashtica, që me startua punën si shpëtimtar në Gërmi… Në këtë vit gjithsej jemi 10 shpëtimtarë, 8 së bashku me dy koordinatore, që njëri prej tyre jam unë vitin e kaluar kemi qene 5 deri 6 shpëtimtar këtë vit është shtuar numri… 04:05 Ju apeloj qytetarëve që mos me pas hezitim që me ardhur në pishinën e gërmisë edhe me kaluar një kohë të mirë, sepse besoj që siguria është shumë më e madhe këtë vit”, tha ai.

Kujtojmë se për shkak të pandemisë pishinat verën e kaluar ishin të mbyllura./KP