PJESË TË AUSTRALISË MBULOHEN NGA RRJETAT E MERIMANGAVE

Në pushtimin e merimangave, pjesë të Gipsland në Australinë juglindore janë të mbuluara me rrjetë merimange, pasi ato po përpiqen të shpëtojnë nga përmbytjet.

Pas përmbytjeve në fillim të këtij muaji, një det mëndafshi mbuloi zonën e shtetit të Victoria, tha profesori Dieter Hochuli.

“Kur jemi të goditur nga shira të tilla të mëdha dhe përmbytje, dhe ato kafshë që jetojnë normalisht në tokë, ata nuk mund të mbijetojnë atje dhe të bëjnë të njëjtën gjë si ne – lëvizin në lartësi,” shpjegoi Hochuli, kreu i grupit integrues pranë Universitetit të Sidneit, për televizionin lokal Channel 7.

Këto rrjetë merimange shërbejnë si parashuta dhe ata përdorin erën për të lëvizur. Australianët në zonat rurale janë goditur nga një numër katastrofash në vitet e fundit.

Pas një thatësire të gjatë, zjarret e mëdha në pyje pasuan në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, dhe shirat më vonë të stuhishëm shkaktuan përmbytje dhe dëme të shumta në disa rajone./KP