PLAGOSEN ME ARMË ZJARRI DY PERSONA NË PRISHTINË

Dy persona janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policorë, janë në kërkim të tij he kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Telegrafi