PLAGOSET NJË BURRË, ISHTE ROJE NË NJË SHTËPI

Është plagosur një burrë i cili ishte i angazhuar si roje në një shtëpi në Qagllavicë.

Pasi u qëllua me armë zjarri ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9mm por nuk ka arritur që ta gjej as personin që plagosi rojën.

Gjithë kjo ndodhi pasditen e së hënës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ku kanë gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP