Plagosja në Fushë Kosovë, një nga të dyshuarit ka plagosur edhe vëllain e tij

Një plagosje ndodhi mbrëmë në Fushë Kosovë. Për këtë rast policia ka arrestuar katër persona si të dyshuar për përfshirje në përleshje e cila përfundoi me plagosje. Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka plagosur vëllain e tij. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka plagosur të vëllain aksidentalisht.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP