PLAKU QË ISHTE NË BURG ME KURTIN: I MERRTE DO ROMANA PALIDHJE, NUK KOMUNIKOJKE (VIDEO)

Gani Çeku së bashku me djalin e tij Selimin së pari forcat serbe i kishin arrestuar në malet e fshatit Kodrali të Komunës së Gjakovës.

 

Që të dy më pas ishin dërguar në burgun e Pejës për t’i çuar më pas pas 27 ditësh në burgun e Lipjanit, ku thotë se janë maltretuar shumë.

Nga aty ishin transferuar në burgun e Dubravës dhe pas disa muajve i kishin çuar në burgun e Nishit, aty ku dhomën e kishte ndarë me tanimë kryeministrin, Albin Kurtin.

“Rreth dy muaj e kam pasë në dhomë dhe krevatat i kemi pasë afër. Albin Kurti ishte i maltretuar, ndoshta më shumë se ne të tjerët aty. Ishte i ftohur dhe e mbërthejke kolli shumë natë, u shplojke, e kom mbulu si djalin tim, disa herë me qebe. Kemi kalu mirë, ai e ka pasë edhe princip nuk komunikojke shumë me neve, unë kisha qef se e njifsha prej demonstratave të studentëve. Nuk komunikojke, rrallë me neve, shkojke në bibiliotekë të burgut i merrke do romana palidhje, i thojsha komuniko more me neve, çka po të vyjnë këta, më tha o axha Gani unë nuk du me i humbë shprehitë e punës, hala fakultetin nuk e kam përfundu”, shprehet ai në T7./Lajmi.net