POLICIA GJEN ARSENAL ARMESH NË MALISHEVË

Policia arreston dy të dyshuar për ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës’ dhe konfiskon armë të ndryshme

Policia e Kosovës dje me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.

Sipas Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit te i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.

“Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator. Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek. Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë: Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”, pushkë automatike “AK47”, pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”, municion, 61 copë cal 7.62 mm, karikator, 6 copë, këllëf i revoles, 1 copë, sperj, 1 copë, helmeta, 2 copë, pranga, 1 copë”, thuhet në njoftimin.

I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë /KP