POLICIA KONFISKON STIMULUES SEKSUAL KAMAGRA NË ZHEGËR DHE 22 LLOJE TJERA BARNASH KONTRABANDË

Një sasi e barnave është konfiskuar nga Policia e Kosovës, në Zhegër, të dyshuara se ishin kontrabanduar.

Sipas të dhënave që ka bërë publike Policia e Kosovës, në mesin e barnave të konfiskuara si dëshmi kishte edhe barna për stimulim seksual të llojit “Kamagra”.

Sipas komunikatës për medie, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Policia njofton se gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

 Kamagra 19X50x7,

 Daleron 25x8x500,

 Kalcium 6x40x50+40x40x50,

 Testosterone118x5x10,

 Clenbutero l94x5x100,

 Lunata 5x12x10,

 Sintrom 1000 x20,

 Lexilium 22x10x30,

 Sulfaspalim 98×50,

 Vitamin A+D3 120×50,

 Cutirox 470×50,

 Ketanol 200×10,

 Salbutamol 198x10x60,

 Volsulfleks 59×30+28×60,

 Karopelidol 150×25,

 Klindamicin 141×16,

 Alvotadin 20 – Sirup,

 Deprozel 40×20,

 Stugeran 300×50,

 Andol 49×20,

 Oikomid 305×60,

 Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast,

 Torecan 110×50,

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore. /Telegrafi/