POLICIA KUFITARE PARANDALON KONTRABANDËN E 86 PALË PANTALLONAVE

Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Befasia”, sot në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar– Prishtinë.

Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.

I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /KP