POLICIA NË KËRKIM TË ANTON BAJRAMAJ, KËRKON NDIHMË NGA QYTETARËT PËR ARRESTIMIN E TIJ

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Anton Bajramaj.

Policia njofton se ai po kërkohet për dy vepra penale: Shpërdorimi i pasurisë së huaj, dhe Mashtrim, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Personi i kërkuar është:

• ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
• “ Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected] /Telegrafi/