POLICIA PO KËRKON MENAXHERIN E TAYNËS

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, po kërkon nga qytetarët ndihmë për vendndodhjen e Rinor Hykolli i lindur më 28.11.1983 me banim në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, pasi kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Policisë, kërkesa për bashkëpunim me qytetarët bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan, – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë./KP