POZON ME SHUMË STIL NË NJË NGA PARAQITJET E RADHËS, FIFI: MË GJYKO KUR JE PERFEKT (VIDEO)

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, gjatë këtyre ditëve ka qenë në fokus të medieve e shtypit rozë.

Ajo fillimisht bëri bujë të madhe me hyrjen në spektaklin Big Brother VIP, ndërsa më shumë për largimin nga gara.

Kjo pasi disa ditë më parë kërkoi të tërhiqej nga loja meqë nuk po ndihej mirë dhe se i duhej të shikonte më shumë veten.

 

Sidoqoftë, artistja duket se ka reflektuar pas daljes dhe se po shijon kohë të mirë me familjarët e miqtë.

Ajo së fundmi ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet me plot stil e veshur tërësisht në të zeza.

“Më gjyko mua kur je perfekt”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.

 

Fifi tani po korrë suksese të mëdha me këngën e re “Diell”, të cilën e kompozoi brenda shtëpisë më të famshme.

Për pak ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/