PRESIDENCA KONFIRMON EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË RI TË FSK-SË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar sot gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Emërimi i Jasharit në këtë pozitë ka ardhur pas dorëheqjes së ish-komandantit, Rrahman Rama.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga Presidenca është njoftuar edhe për paraqitjen e dorëheqjes nga gjenerallejtënant Rrahman Rama.

” Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë: 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij./Express