PRISHTINA MERR FITOREN E PARË NË LIGËN E KAMPIONËVE, REAGOJNË “PLISAT”

Kampioni i Superligës së Kosovës, Fc Prishtina e ka shijuar fitoren e parë në histori në garën më prestigjoze të futbollit evropian në nivel klubesh.

Bardhekatërit e kanë mposhtur kampionin e San Marinos, Folgoren me rezultat 2-0 me golat e Krasniqit dhe Hotit, përcjellë KosovaPress.

Në finale të fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Prishtina do të ndeshet me skuadrën Inter Escaldes nga Andora.

Menjëherë pas këtij triumfi te skuadrës së tyre të zemrës kanë reaguar edhe grupi i tifozëve “Plisat”.

“FITORJA E PARË NË LIGËN E KAMPIONËVE! Jemi në finale!

Folgore 0-2 KF Prishtina.

Urime Prishtinë!”, kanë shkruat ata të “Facebook”/KP