PRISHTINA SHASTISET PËR PËRPARIMIN: KJO ËSHTË RRITJA E FRIKSHME E LDK PËR TETË MUAJ

Përparim Rama ka befasuar të gjithë në komunën e Prishtinës me një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai ka arritur që ta mbajë brenda kufirit të balotazhit favoritin kryesor Arben Vitinë duke e çuar komunën në balotazh.

Sipas sondazheve, Vitia sillet rreth shifrave 43 deri në 44 për qind derisa Rama prej 26 deri në 27 për qind, përcjell Periskopi.

Sipas sondazhit të Klan K, vota në Prishtinë për Lidhjen Demokratike prej 14 shkurtit ka arritur që të shumëfishohet me përzgjedhjen e kandidaturës së Përparim Ramës.

Rritja e partisë me Përparim Ramën del se ka qenë mbi 60 për qind, që është një meritë e madhe edhe e kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.

Rama mendohej se nuk do të arrinte as në balotazh, e para për shkak se Vitia do t’i mblidhte më shumë se 50 për qind të votave dhe e dyta sepse do të dilte i treti në zgjedhje.

Por, asnjëra nuk doli të ishte e vërtetë./Periskopi