PROKURORIA I KA MARRË DOSJET,FAMILJEVE TË TYRE S’MUND T’U LËSHOHET VËRTETIM

Prokuroria Speciale e Kosovës si dëshmi nga Zyra për verifikimin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për hetimin në rastin e njohur si “Veteranët”, kjo për fakti se u dyshua për shtim të numrit të atyre që ishin pjesë e luftës.

 

Mirëpo ky fakt po iu sjellë problem veteranëve dhe familjes të tyre i tha Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Sipas tij, edhe pse Zyra për verifikim e posedon sistemin elektronik të të dhënave, këtë ta fundit po arsyetohen për disa probleme teknike.

“Me ligj a kanë pasur institucionet apo zyra për verifikim që t’na i sjellin neve ato lista përfundimtare, ato lista kurrë nuk na i kanë sjell. Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës e dini ju që edhe Prokurorinë e kemi ftuar dhe i’a kemi dhënë disa lista që i kemi pas ne pas luftës që kanë qenë si lista të përfunduara dhe si procedurë e kemi nis pastaj me prokurorinë”.

“Prokuroria e ka vendos lëndën në gjyq, ajo është duke vazhduar. Njëherë komisioni e shpalli të pafajshëm, por është ankesa e tyre dhe do të vazhdoj procesi gjyqësor ende. Një fatkeqësi e madhe është që Prokuroria mendoj që ka bërë shkelje të ligjit që i ka marrë të gjitha dosjet në Zyrën për Verifikim dhe aty nuk e ka lënë së paku asnjë kopje dhe në këtë drejtim po hasin në vështirësi veteranët e luftës apo familjarët e tyre që të marrin edhe vërtetime nga ajo zyre. Edhe pse në atë zyre e kanë sistemin, por ata arsyetohen për disa çështje probleme teknike që i kanë”.

Klinaku më tej thotë se numrin e saktë të veteranëve të luftës nuk e di askush. Madje sipas tij, edhe pse ka pasur vazhdimisht akuza për rritje të numrit të veteranëve të luftës, kjo është bërë për konsum politik, raporton EO.

“Nuk mund ta prekin ata asnjë proces verifikimi përderisa lënda është në gjyq dhe kur të përfundon procesi gjyqësor nëse kjo qeveri apo këto institucione duan që ta themelojnë një komision tjetër është çështje e tyre”.

“Edhe këtu, në këtë drejtim departamenti ku jepen pensionet nuk do të duhej që t’i kërkonte bashkëshortes së veteranit të vdekur as njëlloj vërtetimi për shkak se vërtetimin ai vetë që e ka në departament e ka gëzuar edhe pensionin”.