PROTESTOHET KUNDËR ABUZIMIT DHE DHUNËS NDAJ GRAVE

Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, ka realizuar performancën artistike dhe marshin me moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, si formë proteste ndaj abuzimit dhe dhunës ndaj grave.

 

Me këtë marshim, ato kanë kërkuar drejtësi, për vajzat e gratë e vrara, teksa shprehen të zhgënjyer me reagimin e institucioneve në vend.

Me këtë marshim, ato kanë kërkuar drejtësi, për vajzat e gratë e vrara.

Zana Hoxha drejtoreshë në Artpolis, ka thënë se marshi i sotëm dhe protesta ka për qëllim që rastet e dhunës ndaj gruas të mos jenë kaq të shpeshta, teksa ka kërkuar që këto vrasje të ndalen.

“Marshi i sotëm dhe protesta ka për qëllim që rastet e dhunës ndaj gruas të mos jenë kaq të shpeshta siç janë bërë dukuri tashmë dhe këto vrasje të ndalen. Ne me qëllim nuk kemi dashur të mbajmë fjalim, unë vetëm po ju them se fakti që po e bëjmë këtë protestë kështu në heshtje, pa fjalë vetëm me prezencën tonë, është se shumica e grave në Kosovë, e sidomos ato që vijnë nga grupet margjinalizuara, duhet ta durojnë dhunën në heshtje dhe shpesh familja e institucionet e mbyllin derën dhe nuk duan t’i dëgjojnë”, ka thënë njëra nga organizatoret e këtij marshi.