PSE KOSOVOONLINE FSHIU ARTIKULLIN QË FLET PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE BYTYQI?

Media serbe KosovoOnline e cila njihet për artikuj dezinformues dhe përhapje të propagandës kundër Kosovës, sot është penduar për publikimin e një shkrimi që kishte botuar.

 

Fshirja e këtij postimi edhe nga ueb-faqja edhe nga rrjeti social Facebook, ka ngjallur interesim në tregun medial serb. Veçmas kjo është shikuar me mëdyshje edhe nga njohës të gazetarisë që ndjekin dezinformimin.

Sot, më 15 dhjetor 2021, në ora 07:27, KosovoOnline publikoi artikullin me titullin “Gjuriq: Ata që janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi duhet të marrin dënimin që meritojnë”.

Mirëpo, vetëm disa minuta pas publikimit të këtij artikulli, ai ishte fshirë dhe nuk ishte i mundshëm për t’u lexuar.

Për njohësin edisinformatave, Albert Spahiu ky veprim është i zakonshëm për mediat joprofesionale, që janë të dedikuara për mashtrimin e opinionit publik.

“E para, KosovoOnline njihet si media që transmeton qëndrimet e Kremlinit, më shumëdhe si njëproxii medieve ruse në Kosovë, nuk ka dashur të transmetojë se çfarë ka thënëGjuriqi për një media amerikane, pavarësisht se kush e ka thënë. Këtu duhet ta kemi parasysh edhe fakti se çfarë ka deklaruar ai. Ngase, gatishmëria e një diplomati serb për t’iu përgjigjur kërkesave amerikane, e largon Serbinë nga Rusia”, ka thënëSpahiu.

Sipas tij, “arsyeja e dytë ndërlidhet me audiencën. Gjersa Gjuriq ka folur për gatishmërinë e Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, ai ka folur për audiencën perëndimore. Kurse, publikimi i këtij mendimi te KosovoOnline, e cila ka kryesisht audiencë serbe, shikohet ndryshe – gjoja se Serbia është e gatshme t’i dorëzojë kriminelët, gjë që humb votues për pushtetin e Vuçiqit”.

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka deklaruar se, “vrasja e vëllezërve Bytyqi është një krim i tmerrshëm që duhet të shqiptohet ndaj atyre që e kanë kryer, por jam gjithashtu i bindur që drejtësia duhet të japë verdiktin e saj dhe se ne politikanët duhet të bëjmë gjithçka që mundemi ose përfaqësuesit diplomatikë, në rastin tim, mund të ndihmojmë në punën e tyre”.

Këtë intervistë Gjuriq e kishte dhënë për Zërin e Amerikës, ndërsa KosovoOnline si burim të informacionit të këtij lajmi kishte median serbe Tanjug.

Megjithëse artikulli në fjalë ishte fshirë me nxitim nga ueb-faqja, KosovoOnline kishte harruar që të largonte të njëjtin nga Facebooku.

Pas disa orësh, KosovoOnline kishte fshirë edhe nga rrjeti social këtë artikull, pasi kishte nxitur komente negative edhe nga lexues serbë.