PUBLIKOHET “MËKATI JEM” – BASHKËPUNIMI I RI I GHETTO GEASY, MAJK DHE XHENSILA MYRTEZAJ (VIDEO)

Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”.

Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur.

Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.

Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records.

Videoja dhe klipi atraktiv i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Me t’u lansuar, reagimet kanë qenë tejet pozitive në komentet që kanë marrë në kanalin e Babastars në YouTube. /Telegrafi/