PUBLIKON FOTOGRAFI ME BIKINI, FIFI U DREJTOHET KRITIKËVE: KËTO PËR ATA ME PROFILE TË RREJSHME QË MË DUAN SHUMË

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është rikthyer në formë pasi përgjatë kësaj kohe ka humbur plot 15 kilogramë.

Për këtë, ajo tashmë komentohet për thuajse çdo lëvizje e veprim siç është rasti me imazhet e fundit.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, ka publikuar disa fotografi në bikini me të cilat ka bërë që të jetë në fokus të të gjithëve.

 

Në njërin nga imazhet, ajo thekson se e do trupin ashtu siç është në të vërtetë teksa në tjetrin postim shton se është për të gjithë ata që e ndjekin me llogari të rrejshme.

“Qe edhe një për juve me llogari të rrejshme që më doni shumë, më përcjellni konstant e nuk dëshironi të ma shprehni dashurinë me emër për mos me mu rrit mendja”, ka thënë ajo.

 

Duket se për këto fotografi ka marrë reagime të shumta e negative me profile të rrejshme.

Sidoqoftë, Fifi ka mahnitur me linjat trupore derisa ndodhet me pushime në Mal të Zi. /Telegrafi/