PZAP DËNON KURTIN ME 5 MIJË EURO PASI THEU HESHTJEN ZGJEDHORE NË PODUJEVË

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi, duke shëtitur në sheshin e qytetit.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP.

Nga PZAP kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar VV-së gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën thuhet se ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh.