QEVERIA E KOSOVËS MBAN SOT MBLEDHJE, KËTO JANË PIKAT E RENDIT TË DITËS

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite janë 34 pika.

Mbledhja e Qeverisë mbahet në ora 10:00.

Ndër pikat e rendit të ditës janë: shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, shqyrtimi i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i draftit të konceptit-dokumentit për mbrojtjen e konsumatorit, etj. /Telegrafi/