QEVERIA SHKARKON SEKRETARIN E KËSHILLIT TË SIGURISË, SHPEND TËRDEVA

 mbledhjen e radhës së Qeverisë së  Kosovës të e cila u mbajt sot, u shkarkua nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë, Shpend Tërdeva i cili ishte emëruar në këtë detyrë më 21 shtator 2020 në kohën e Qeverisë Hoti.

“Në vazhdën e vendimeve tona për të kthyer ligjshmërinë në institucionet e Republikës së Kosovës sot para jush sjell propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit 16/31 përmes së cilit është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm Këshillit të Siguerisë, z. Shepnd Tërdevajn, nisur nga fakti që rekrutimi i z. Tërdevajt në këtë pozitë është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi të përcaktuar në ligjin për zyrtarët publik është e domosdoshme që ky  vendim të shfuqizohet në bazë të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”, thekson kryeministri Kurti.

E tutje Kurti potencoi që vendin e tij do ta zëvendësoj një ushtrues detyre deri në emërimin e Sekretarit të ardhshëm të Këshillit të Sigurisë në Kosovë.

“Pozita në fjalë do të mbulohet nga një zëvendësues i përkohshëm deri në rekrutimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë ”.

Kjo pikë e rendit të ditës u miratua në, mbledhjen e Qeverisë  me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/