QKUK: OPEROHEN 10 FËMIJË ME PROBLEME NË ZEMËR, EKZAMINOHEN 153 TË TJERË

Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë  të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello. /Telegrafi/