QYTETARI BËN THIRRJE PËR BOJKOTIMIN E PRODUKTEVE SERBE “T’MET NË FYT, NËSE E BLEN”

Në një fotografi me biskotat “Plazma” në raftet e një marketi në Prishtinë, një qytetar është kujdesur që me një mesazh në ambalazh të “mbrojë prodhimet vendore”.

Bëhet fjalë për fotografinë, në të cilën shihen paketimet me biskotat e prodhuara në Serbi, në të cilën përveç simbolit që tregon se janë “prodhim nga Serbia”, ka edhe një mesazh.

“T’met në fyt nëse e blen”, shkruhet në njërën nga kutitë.

Ndryshe, tendenca për të sabotuar produktet serbe ka kohë që ekziston në Kosovë, sidomos me vendosjen e reciprocitetit për produktet me Serbinë.