RAPORTI I AFËRT ME GRANITIN NË BIG BROTHER VIP, FIFI FLET PËR GABIMET E TË KALUARËS: KAM MËSUAR DHE NUK DUA TË DËSHTOJ MË ( VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është duke u përfolur për raportin e afërt të treguar mes saj dhe ish-futbollistit, Granit Cana, në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët mendojnë se mes të dyve ka diçka më shumë se miqësi dhe kjo është ndër temat më ‘të nxehta’ që diskutohet mes tyre këto ditë.

Në një bisedë e sipër me gazetaren, Paloma, Fifi ka folur për këtë marrëdhënie mes tyre, duke mos lënë të kuptohet nëse dyshja kanë shkëmbyer puthje mes vete.

Ajo i është shmangur kësaj pyetje, duke thënë se në të kaluarën është nxituar shumë në raste të tilla dhe ka mësuar nga këto dështime.

“Dy gjëra jam ngutur dhe kam dështuar dhe nuk dua të dështoj sërish. Kam mësuar nga gabimet dhe nuk dështoj më”, ka thënë këngëtarja nga Kosova.

Ndërkohë, edhe Paloma e ka këshilluar interpretuesen e hitit “Marova” që të bëjë të njëjtën gjë, pa u nxituar dhe pa i dhën՝ llogari askujt. /Telegrafi/