RASTE TË REJA ME COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Gjithnjë, duke sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim./KP