RASTI I BEDRI REXHEPIT, PROKURORIA MOHON QË NUK KA BASHKËPUNIM

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj pretendimeve të familjarëve të Bedri Rexhepit, i zhdukur prej 9 muajsh, se ky institucion si dhe prokurorja e rastit Fitore Sadikaj nuk po bashkëpunon me ta.

 

Vëllai i Bedriut, Vedati i tha KosovaPressit ditë më parë se prokurorja ishte jo bashkëpunuese, dhe kërkonin që rasti t’i jepet dikujt tjetër.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë prokurorja Sadikaj është ngarkuar me rastin më 13 prill 2021 dhe po të njëjtën ditë me urdhër të saj është ndaluar personi me inicialet J.V., i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, të paraparë sipas KPRK-së, si dhe është dërguar në paraburgim.

“Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë, pasi nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tersi të kësaj çështje penale”, thuhet në reagimin e Prokruorisë Themelore në Prishtinë.

Bedri Rexhepi ishte zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar ndërsa edhe pas 8 muajsh familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Ata kanë pasur vërejtje edhe për procesin e hetimeve.