REDUKTIMET E GJATA ME RRYMË, KEDS-I DEL ME SQARIM DHE NJË SUGJERIM

KEDS-i ka dal me sqarim pas ankesave të qytetarëve se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.

 

Sipas kësaj kompanie, arsye për këto reduktime më të gjata, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.

“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.

E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura pajisjet elektrike apo të larguara nga priza.

“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.