REKLAMA BIE NGA ERA E FORTË, E GODET NË KOKË 22-VJEÇARIN NË DRENAS

Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas, pasi një reklamë i kishte rënë në kokë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor. Nga era është shkëputë një “reklamë” e një dyqani dh e njëjta i ka rënë në kokë”, tha Ahmeti./Express