RESHJE TË MËDHA TË SHIUT E TË BORËS, KJO ËSHTË GJENDJA E RRUGËVE NË KOSOVË

Shiu që ka filluar qysh në orët e mbrëmjes gjatë ditës së djeshme, po vazhdon edhe sot.

 

Sipas tabelës që tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë të menaxhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Pothuajse të gjitha magjistralet përveç asaj Pejë – Kullë nuk janë të mbuluara me dëborë.

Në qytete është duke rënë shi tash e disa orë pa ndërprerë ndërsa në viset e larta malore po bie edhe borë.