RITA ORA DO TË PREZANTOJË EVENTIN E RËNDËSISHËM

MTV ka zbuluar yjet që do të prezanojnë spektaklin MTV EMA 2021. Rita Ora, Winnie Harlow, Ryan Tedder, Olly Alexander dhe të tjerë do të prezantojnë çmime në eventin vjetor. Ceremonia do të zhvillohet në Papp László Budapest Sportaréna në Hungari më 14 nëntor.

 

Kujtojmë që Rita Ora, sa i përket jetës personale, po shijon romancën me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi, me të cilin u njoh gjatë kohës që ndodhej në Australi. Përflitet se lidhja e tyre disa mujore është bërë më serioze dhe madje kanë menduar të hedhin një hap drejt martesës.