RRAHIM HASHIMI: JAM FTUAR NGA PROKURORIA E HAGËS NË CILËSINË E TË DYSHUARIT

Rrahim Hashimi ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

 

Ai tha se kjo është hera e dytë që intervistohet nga Specialja, teksa shtoi se nuk e di nëse është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj tij.

Hashimi do të intervistohet më 9 nëntor të këtij viti.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjar, miq e bashkëluftar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistu në cileslinë e të dyshuarit të Marten me 09.11.2021

Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019

Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por fteses dot ju përgjigjem pozitivisht.

Gjykata Speciale fton si të dyshuar Rrahim Hashimin

Me respekt Rrahim Hashimi