RRAHMAN JASHARAJ I DREJTOHET ASHPËR RAMABAJËS: E KI VENDIN PARA GJYKATËS (VIDEO)

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me krerët e sindikatave.

Në një lidhje direkte, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar ashpër ndaj profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se sindikatat janë manipuluar ekstremisht dhe janë të kapura.

Jasharaj i thotë Rambajës se  ka vendin para gjykatës për deklaratat që i dha, sipas tij të pamatura.

“Zotëri Ramabaja e ka vendin para gjykatës për deklaratat që po i jep të pamatura. Zotëri Ramabaja nuk e njeh Rrahman Jasharaj dhe Rrahmani ka një histori të vetën të viteve të 90 ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm bashkë me SBASHK-un. As Jasharaj as SBASHK-u asnjëherë nuk ka qenë i kapur por ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Jasharaj.

Madje Jasharaj kujtoi edhe kohën kur në Qeverinë Haradinaj kanë mbajtur grevë për 3 javë.

“I nderuari Ramabaja nuk është e vërtet që SBASHK-u dhe sindikata e tjera kanë cuar kokë tani, po harron nëse ke jetuar në Kosovë. Ishim në që në Qeverinë Haradinaj kemi bërë grevë 3 javë ditë, ishim më të zëshëm atëherë”, shtoi Jasharaj.