RRËSHQITJE TË DHEUT E BLLOKIME, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS TREGON SE A JANË TË KALUESHME RRUGËT SOT

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë sot është e mirë, raporton Gazeta Express.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë.

Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi i rrugës.

“Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellur situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit të ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrur të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në një njoftim për media.

Sipas MMPHI, pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e tyre kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve./Express