RREZIKOHEN QYTETARËT: KJO ËSHTË GJENDJA E TMERRSHME E RRUGËS PRISHTINË-GJILAN PAS RESHJEVE TË BORËS (VIDEO)

Reshjet e borës kanë bërë që rrugët regjionale në Kosovë të bëhen vështirë të kalueshme.

 

Në disa pamje të dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihet se e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lexuesi i cili ka dërguar pamjet nga kjo rrugë, ka bërë të ditur se ka bërë rreth një orë vozitje për shkak të rrezikut gjatë lëvizjes në këtë rrugë.

Ai ka thënë se ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, duke marrë parasysh se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të kontraktuara dhe kontratat janë të vlefshme edhe pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

Më poshtë gjeni pamjet nga rruga Prishtinë-Gjilan: