RTK SIGURON PAMJE EKSKLUZIVE TË LUFTIMIT TË KONTRABANDËS ME MALLRA

Nuk po i ndalet veturës doganore e cila është duke e ndjekur nga pas.

 

E ngasësi i kësaj veture dyshohet se është kontrabandues i mallrave.

Në disa pamje të siguruara nga RTK, pas disa kilometrash, vetura ndalohet, ndërsa personi  arrestohet nga zyrtarët Doganorë të Kosovës, këta të fundit që përballen me rrezikën në aksione të tillla.

Ngjajshëm ka edhe mallra që vijnë nga Mitrovica e veriut për tu futur në jug.
Aksione të tilla janë shpeshtuar nga dogana e kosovës për të luftuar kontrabandën. Ditë më parë janë konfiskuar edhe  200 telefona mobil në Prishtinë.

“Gjatë këtij viti numri i kundëvajtjeve të mallrave që i kemi konfiskuar deri tani  ka arritur afër 4 milionë euro,  ndërsa vitin e kaluar kemi pasur më pak rreth 3 milionë euro, ka edhe një numër të zbulimeve të kundërvajtjeve doganore.”
Gjatë kontrollove doganore, zyrtarët hasin edhe në pije alkoholike, muaj më parë u konfiskuan pesëmbdhjetë mijë litra raki, përvec  kësaj kontrabandohet edhe me naftën.

“Është i lehtë për transport kemi pasur të kontrabandës me ujë kemi edhe produkte të tjera sica është ari ka edhe raste të kontrabandimit të derivateve të naftës arsyeja e kontrabandës është takasa e akcizës,”

Edhe paketimet me cigare të cilat konfiskohen merren dhe asgjesohen nga dogana, përvec tyre, dogana ka hasur edhe në kontrabandim me ngjyra per lyerje të shtëpive.