SA KUSHTON MARRJA E NËNSHTETËSISË SHQIPTARE

Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro. Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji I ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli I Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare.

Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Situata e zjarreve në Turqi nën kontroll

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë: Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:10000 lekë.

Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë:

Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro;

2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare: 30 euro;

3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.

Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt. Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve./Gazeta Express