SEANCA E NESËRME E KUVENDIT, 46 PIKA NË REND DITE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në vazhdimin e seancës plenare në orën 11:00.

 

Ky është rendi i ditës:

4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe MASHTI-t për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Maqedonisë Veriore gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të BE-së nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së Evropa kreative (2021-2027),

22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

23. Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

24. Zgjedhja e dy drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

25. Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregti me jashtë,

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i Kosovës për farërat,

33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike,

34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e bimëve,

35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat,

36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Gjuetinë,

37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor,

38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit,

39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës,

40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari,

41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale,

42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve,

43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë,

44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor,

45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore,

47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve,

48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore.