SEANCA PËR 100 DITËT E QEVERISË KURTI 2 VAZHDON NESËR

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në cilën po debatohej për punën e Qeverisë Kurti 2 për 100 ditët e para.

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare do të vazhdojë punimet nesër në orën 10:00.

Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe disa nga ministrat ne seancën e sotme./KP