SEKRETARI I NATO-S SOT NË KOSOVË, DO TË TAKOHET ME OSMANIN DHE KURTIN

Në Kosovë sot do të vijë sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Brigade Jörg RÜTER.

Stoltenberg do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

“Të Enjten, 1 Korrik 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për në Forcën e Kosovës (KFOR). Gjatë vizitës së tij, z. Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR (Gjeneral Major Franco Federici) dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (Gjeneral Brigade Jörg RÜTER). Sekretari i Përgjithshëm do të angazhohet gjithashtu me trupat. Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me znj. Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe z. Goran Rakić”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga NATO. /KP