SEKRETET QË JU DUHEN PËR TË PARANDALUAR RRUDHAT

Shëndeti i lëkurës është po aq i rëndësishëm sa dhe i organeve të tjera të trupit.

 

Me kalimin e viteve dhe lëkura fillon të tregojë shenjat e plakjes.

Rrudhat janë një shqetësim që nëse lihen pa trajtuar sigurisht që do të përkeqësohet.

AgroWeb.org ju sjell disa sekrete që duhet të dini duke nisur nga ushqimet e deri tek mënyra e fjetjes.

Flini Si Një Bebe Në Kurriz

Gjumi është shumë i rëndësishëm që të rikuperoni energjitë e harxhuara gjatë ditës.

Por edhe kur flini ju duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Dermatologët sugjerojnë që të flini në kurriz kështu nuk do ta shtypni fytyrën e të krijoni rrudha.

Hidratimi, Arma Kundër Rrudhave

Sigurisht që një lëkurë e hidratuar dhe butë i tregon rrudhat edhe më ngadalë.

Gjithashtu mënyra e duhur e hidratimit është e rëndësishme, pasi siç janë llojet e lëkurës ashtu janë edhe mënyrat e hidratimit.

Kini Kujdes nga Dielli

Dëmi i shkaktuar nga dielli është një nga shqetësimet më të mëdha të dermatologëve.

Nëse ju nuk përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, lëkura juaj është në kontakt të menjëhershëm me rrezet e diellit.

Dermatologët sugjerojnë që të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit edhe kur jashtë nuk është kohë me diell.

Pra pavarësisht stinës, kremi i diellit është një nga shokët tuaj më të mirë për lëkurën.

Shmangni Ushqimet e Dëmshme

Siç e dini sheqeri i proçesuar është i keq për shëndetin e organizmit.

Nëse ju konsumoni shpesh ushqime të tilla të proçesuara atëherë lëkura juaj do të duket më e plakur.

Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të cilat ju japin vitamina dhe antioksidantë të cilët e ndihmojnë lëkurën të duket më e re.

Vitamina C është një nga rigjenerueset më të mira të lëkurës, ndaj dhe mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte me këtë vitaminë.

The post SEKRETET QË JU DUHEN PËR TË PARANDALUAR RRUDHAT appeared first on Dielli News.