SEKUESTROHEN SUBSTANCA NARKOTIKE NË MITROVICË DHE NË FERIZAJ

Policia bënë të ditur që është arrestuar një person, kjo pas kontrollës në një objekt ku gjindej edhe ai ishin gjetur sasi te substancave narkotike dhe një AK47, tre karikatorë dhe 17 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30, në Mitrovicë.

“ Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë realizimit të urdhëresës së gjykatës për kontroll, në një objekt është gjetur dhe sekuestruar një AK 47, tre karikatorë dhe 17 fishekë, një sasi e substancës narkotike, një peshore e vogël dhe një maskë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Mirëpo nuk është vetëm ky rasti i vetëm që policia e Kosovës sekuestron dhe arreston persona për posedim të substancave narkotike gjatë 24 orëve të fundit. Në Ferizaj është arrestuar një mashkull, për shkak se gjatë kontrollës rutinore të policisë në rrugë i janë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare që dyshohet se ishin të mbështjellura me marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare të mbështjella me substancë që dyshohet të jetë marihuanë në peshë 3.33 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës. Me vendim  të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” bënë të ditur Policia./Telegrafi/