SEKUESTROHET NJË ARMË NË SKENDERAJ

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë në Skenderaj.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, rasti ka ndodhur në orët mbrëmjes në rrugën “Fadil Rrustemi”.

“Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ‘Fadil Rrustemi’ në Skenderaj, në kohën kurë Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) po realizonte një pikë kontrolli me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se ” Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/