SENATORI AMERIKAN: SHQIPTARËT PO I TREGOJNË BOTËS ÇFARË ËSHTË ‘BESA’

Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë.

Ai në një postim në Twitter shkruan se edhe një herë populli shqiptar është duke i treguar botës se çdo të thotë “besa”.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talibanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan ai./KP