SËRISH ALARM PËR BOMBË NË STACIONIN E AUTOBUSËVE, POLICIA JEP DETAJE

Rreth orës 08:30 policia e Kosovës ka pranuar telefonatë me anë të së cilës një person ka thënë se ka vendosur mjet shpërthyes në stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar një perimetër dhe duke evakuuar qytetarët, shkruan lajmi.net.

Në vendngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, tha Ahmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/